Termet dhe kushtet e përdorimit TEK ERË PERFUMES
Pagesat
ERË PERFUMES ka për qëllim të lehtësojë blerjen për të gjithë klientët dhe për këtë mbështet dy forma të pagesës:
Porositë
Porositë bëhen përmes faqes www.ere-shop.com.
Porositë nuk mund të ndryshohen gjatë përpunimit. Porosia mund të ndryshohet vetëm duke e ndërruar produktin pas pranimit të porosisë me proces të rregullt të kthimit/ndërrimit të produktit. Ndërsa anulimi i porosisë varet nga faza e paketimit të porosisë dhe për këtë duhet të kontaktohet shërbimi për klientë.
Menjëherë pas pranimit të porosisë, bëhet shqyrtimi i produkteve të porositura, gjendja e tyre dhe nisja e procesit të paketimit dhe dorëzimit tek posta. Konfirmimi i porosisë bëhet përmes e-mailit në një afat kohor brenda dy orëve.
Produktet e www.ere-shop.com janë të disponueshme edhe për klientët që blejnë në emër të organizatës apo kompanisë së caktuar. Për secilën porosi, lëshohet faturë e rregullt.
Koha e liferimit të porosisë është 24 deri në 48 orë pas pranimit të porosisë. Në rast të ditëve të festave apo fundjavave, dërgesa e porosisë mund të shtyhet.
Klienti mund ta hap porosinë gjatë kohës sa posta bën dorëzimin e porosisë. Porosia mund të mos pranohet vetëm nëse nuk është e njejta siç është përshkruar në përshkrimin e produktit.
Produktet
Disa nga produktet të cilat si foto bazë kanë materialin e ofruar nga kompania prodhuese përkatëse. Si të tilla, produktet janë identike me përshkrimin dhe specifikat e ofruara.
Në rast se produkti i kërkuar nuk është në stok, ekziston mundësia që produktin ta shtoni në shportë dhe do të njoftoheni sapo të arrijë sasia e re e produktit në stok.
Brenda përshkrimit të pothuajse secilit produkt ofrohen informata mbi madhësinë apo dimensionet e sakta të produktit. Prandaj, ftojmë klientët që para porosisë të kontrollojnë çdo detaj të produktit për porosi. Për çdo paqartësi, mund të kontaktohet shërbimi për klientë.
Dërgesat
Kostoja standarde e dërgesave është 2.00€. Nëse klienti blen më shumë se një produkt në të njejtën porosi do të paguajë vetëm një kosto për porosi, pra koston prej 2.00€. Nëse klienti porosit më shumë se një produkt në dy dërgesa të ndara do të paguajë kosto të veçanta për secilën porosi. Transporti për Shqipëri dhe Maqedoni është 5.00€.
Kohëzgjatja e transportit në kushte normale është 24 orë. Në rast të ditëve të festave apo vikendeve, kushte të tjera janë të aplikueshme. Klienti gjithashtu do të ketë mundësinë të caktojë kohën dhe vendin e pranimit të porosisë. Pas pranimit të porosisë për dorëzim nga posta, klienti mund të komunikojë me personin përgjegjës për dërgimin e produktit ose me kujdesin për klient të ERË PERFUMES.
Brenda 1 dite: Çdo porosi nga dita e hëne në të premte para orës 17:00
Brenda 2 dite: Çdo porosi ditën e shtune
Përmes e-mail njoftues, klientët informohen mbi gjendjen e porosisë.
Kthimet
Çdo blerës i ERË PERFUMES ka të drejtën e kthimit apo ndërrimit të produktit nëse produkti nuk është i njejtë me përshkrimin e ofruar në faqe, nëse produkti nuk funksionon apo ka ndonjë defekt eventual. Kthimi i produktit bëhet duke plotësuar një kërkesë për kthim të cilën mund ta gjeni në www.ere-shop.com/kthimet. Pas kërkesës për kthim stafi i ERË PERFUMES do të ju kontaktojë për detaje dhe hapat e radhës. Kusht për pranimin e produktit pas kthimit është që produkti të mos jetë i përdorur ose të ketë pamjen apo paketimin e dëmtuar. Gjithashtu së bashku me produktin, klienti duhet të bashkangjesë kuponin fiskal të blerjes.
Kthimet e produkteve duhet të paraqiten jo më larg se 72 orë (3 ditë) pas pranimit të produktit.
Pas pranimit të produktit, varësisht nga gjendja e produktit stafi teknik merr vendimin për pranim ose refuzim të kthimit. Për vendimin e kthimit blerësi njoftohet përmes e-mail dhe kontaktohet për hapat e më tutjeshëm.
Nentotali | 0,00 € |
Transporti | 0,00 € |
TVSH | 0,00 € |
Totali | 0,00 € |